Është gjetur i pajetë 68-vjeçari Taqi Bërxulla, i cili u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij mbrëmjen e së dielës .

Policia bën me dije se trupi i pajetë i 68-vjeçarit është gjetur rreth orës 11:30, ndërsa dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.

Sot, rreth orës 11:30, në fshatin Dhivër, është gjetur i pajetë shtetasi Dh. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dhivër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.