Gjykata e Shkallës së parë Shkodër ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për 33-vjeçarin Dedë Nika.

Ai u arrestua nga policia ditën e shtunë, në kuadër të operacionit “Mesazhi”, ku dyshohet se i ka vendosur lendë plasëse banesës së një polici dhe një qytetari, në janar të vitit 2020.