34-vjeçarja Etleva Çullhaj humbi jetën një ditë më parë pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit.
Paraprakisht ekspertiza ka nxjerrë rezultat që vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, ose mpiksje gjaku.
Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator janë shoqëruar në 12 të natës në polici por janë lënë të lirë pas ekspertizës.
Nënë e dy fëmijëve, prej kohesh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qira.
Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.





