Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë këtë të martë.

Një i moshuar ka rënë nga kali e për pasojë ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, I.L 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës, ka qenë duke kalëruar teksa është sulmuar nga disa qen.

Trupi i viktimës është duke u transportuar drejt morgut.