Një 56-vjecar është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia bën me dije se autori është shtetasi me iniciale S.SH., banues në fshatin Gurë në Këlcyrë.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 56-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Gurë, Këlcyrë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet në ngarkim të shtetasit S. Sh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme