Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec. Një makinë tip Honda ka rënë nga rreth 5 metra lartësi anash rrugës.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë dëbora dhe ngrica në rrugë. Drejtuesi i mjetit, banor i Tiranës, me prejardhje nga fshati Plesisht i Mokrës, ka qenë për fundjavë në familjen e vet.

Familja po kthehej drejt banesës ne Tirane. Fatmirësisht gjithë pasagjerët janë jashtë rrezikut për jetën.