Dy persona janë lënduar mbrëmjen e së hënës pasi një ashensor në një pallat të Tiranës në zonën e Unazës së Re, është shkëputur, duke rënë nga kati i pestë në zero.
Të dëmtuar kanë mbetur S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, por gjendja e tyre nuk dihet.
“Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).
Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës. Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Ashensorët kontrollohen nga Agjencia e Mbikqyrjes së Tregut.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





