Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Çorovodë, ku ka humbur jetën një 66-vjeçar si pasojë e zjarrit në banesën e tij.
Ende nuk dihen shkaqet sesi mori flakë banesa e shtetasit I.Sh., 66 vjeç, duke shkaktuar vdekjen e tij nga asfiksimi.
“Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç. Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Skraparit.





