Pak ditë më parë Gaurdia di Finanza e Bridizit ka sekuestruar 3 tonë vaj ulliri shqiptar i konfeksionuar në 110 bidona plastikë të pasterilizuar e transportuar me autobusë të autorizuar vetëm për transport pasegjerësh.
Bidonat me vaj ulliri u gjetën të fshehura mes valixheve e pakove në bagazhin e autobuzit të linjës Shqipëri-Itali.
Vaji i ullirit nuk kishte asnjë certifikim doganor e tregtar, asnjë të dhënë mbi përmbajtjen e tij.
Autoritetet italiane e kanë vënë nën sekuestrim paraprak e kanë informuar se gjatë muajit të fundit në operacione të ndryshme në portet italiane, porta hyrje për udhëtarët shqiptarë, janë sekuestruar rreth 9 tonë vaj ulliri i transportuar nga Shqipëria e i pa deklaruar.
Kjo sasi përkon me rreth 13 mijë euro taksa të pagauara si dhe dhunim të ligjeve doganore për futjen në territorin italian të mallrave të padeklaruara e jo të certifikuara me karakteristikat e detyrueshme për konsum ushqimor.





