Është arrestuar ditën e sotme nga policia, Marjol Aliko, autor i aksidentit me vdekje që ndodhi një ditë më parë në kryeqytet.

Marjol Aliko, përplasi një këmbësore e cila për pasojë humbi jetën në spital.

Viktima ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa autori i ngjarjes, është futur me semafor të kuq dhe e ka përplasur për vdekje.

Pas ngjarjes autori është larguar nga vendingjarja, por sot është lokalizuar, dhe është vënë në pranga nga policia.