Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një person ka humbur jetën për shkak se ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar.

Policia bën me dije se në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.