Pas një konflikti çasti  dyshohet se një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Falë reagimit në kohë të policisë autori eshte arrestuar në flagrancë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë në vendin e quajtur 7 pallatet. I plagosuri dyshohet se ka mbetur 40-vjeçari Dëfrim Pashaj.