Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se vendi do ketë ndryshim me çdo çmim.
Ai shkroi në Facebook se ky ndryshim do vijë përmes protestës dhe votës së lirë, me qëllimin për të larguar qeverinë që e cilësoi si “regjim të kalbur, antipopullor e antikombëtar”.
Meta e shoqëroi këtë postim me një segment nga protesta e djeshme e opozitës ku kreu i Partisë së Lirisë thotë se “populli ka vendosur që Edi Rama të largohet një orë e më parë”.
“Ndryshim me çdo çmim, përmes protestës dhe votës së lirë, për të larguar njëherë e mirë këtë regjim të kalbur, antipopullor dhe antikombëtar”, shkroi ai.