Kufoma e një burri është gjetur mëngjesin e sotëm në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, Tiranë.

Policia e Tiranës bën me dije se nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.