Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Merita Sefa feston sot ditën e saj të lindjes. Por edhe pse dita më e veçantë e saj, ajo ndodhet në krye të detyrës.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cilëson kryeinfermieren forcën dhe zemrën e infermierëve të Infektivit.

POSTIMI I PLOTË

Siç bën çdo ditë prej thuajse 9 muajsh, edhe sot në ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, forca dhe zemra e infermierëve të infektivit, është në vijën e parë të përballjes me armikun e padukshëm #covid19.

Rita, siç e thërrasin të gjithë, i shërben pacientëve të prekur nga #covid19 me energji të pashtershme e profesionalizëm të lartë.

Jam krenare për shpirtin e sakrificës dhe forcën e kryeinfermieres së spitalit infektiv, simbol i njerëzve të punës, ashtu si të gjithë mjekët, infermierët, stafet e urgjencës, farmacistët, sanitaret e palodhura në të gjitha strukturat tona, që meritojnë veçse mirënjohje, teksa janë në shërbim ditë-natë, në misionin fisnik për të shpëtuar jetë

Edhe 100 Merita