Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e mbrëmjes së sotme në Librazhd.
Policia ka identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin e tij që drejtonte mjetin nga ku është qëlluar.
Dyshohet se autori, Albi Biçaku ka pasur për objektiv një tjetër person.
I plagosuri, Shpëtim Skura, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanën sesi ndodhi plagosja.





