Një rast tjetër i aktiviteteve te ndaluara me ligj i koduar “Fati i lojërave” ka ndodhur në Përmet, ku u arrestua qytetari K.H., 23 vjeç banues në po në këtë qytet dhe mbetet në kërkim bashkëpunëtori i tij me iniciale G.R., 23 vjeç te cilëve iu gjetën dhe konfiskuan 2 aparate celulare me programe për baste sportive dhe një sasi të vogël kanabis.

Materialet e shtetasëve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Goditet 1 rast i organizimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

Iu gjetën në automjet, 2 aparate celulare me programe për baste sportive dhe një sasi e vogël kanabisi, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në kuadër të planit operacional “Fati i lojërave”, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Përmet, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. R., 23 vjeç, banues në Përmet.

Shtetasve K. H. dhe G. R. iu janë gjetur një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe 2 aparate celulare me programe për vënien e basteve sportive online.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.