Seanca plenare në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me debate të forta. Gjatë diskutimeve rreth çështjes së personave të pagjetur, situata është tensionuar brenda sallës, ku deputetët janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Mediet kosovare kanë publikuar videon kur shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, dhe deputetë të Lëvizjesh Vetëvendosje përplasen fizikisht.

Deputeti i VV, Hekuran Murati, në mënyrë të dhunshme tërheq deputetin e LDK-se, Arben Gashi. Ndërkohtë, vetë Murati e ka pranuar që ka qenë i përfshirë në përplasje, por ka thënë se ai ka hyrë përë “t’i ndarë”.

Seanca u ndërpre pas kësaj ngjarje dhe pritet të fillojë në orën 15:30.