Mediat kroate kanë bërë me dije të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Kroaci ku u përfshi një autobus me targa shqiptare. Si pasojë e përplasjes dhe më pas përmbysjes së autobusit ka humbur jetën një 41-vjeçar nga Shqipëria, pasagjer në autobus.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë shoferi 58-vjeçar, po ashtu shqiptar, i cili është transportuar në spital. Identitetet e tyre nuk bëhen të ditura.

Këto janë pamjet që sjellin mediat kroate nga vendi i ngjarjes dhe se si është aksidentuar autobusi.

Ngjarja ndodhi në një zonë ku moti ka qenë i përkeqësuar me reshje dëbore.

Aksidenti ndodhi në kilometrin 112 nga autostrada e Splitit drejt Zagrebit. Sipas policisë në momentin e ngjarjes kanë qenë 10 pasagjerë në autobus. Të paktën 7 prej tyre morën plagë dhe janë dërguar në spital.