Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë mesditë pranë Urës së Tajvanit në kryeqytet. Një autobus urban është përplasur me dy makina të tjera. Të tre mjetet kanë pësuar dëme të mëdha, ndërkohë që raportohet për tre të plagosur.
“Rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë”, njofton policia.





