Një operacion anti drogë është zhvilluar në Spanjë ku janë arrestuar 20 persona, mes tyre 14 shqiptare.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 5000 bimë marjuanë, 15 kg të thatë dhe para të gatshme.
Sipasmediave vendase, hetimi ka nisur rreth një vit më parë, dhe se midis të arrestuarve tre prej tyre janë spanjollë dhe tre të tjerët shtetas rumunë.
Ky është një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut të drogës në vitet e fundit në Ponent.
Të arrestuarit akuzohen për krime kundër shëndetit publik, anëtarësim në organizatë kriminale, pastrim parash dhe mashtrim me energjinë elektrike.





