Opozita proteston sot para Kryeministrisë në orën 12:00. E cilësuar si protesta kombëtare e radhës, qytetarët dhe drejtuesit politikë akuzojnë qeverinë se po i keqqeveris shqiptarët dhe kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar Kryeministrin Rama si “armik të egër të pluralizmit, të shtetit ligjor, të qenies shqiptare”.

Opozita ka paralajmëruar edhe vijimin e protestave para Parlamentit, ndërsa nuk ka përjashtuar në vijim as përshkallëzimin në mosbindje civile.

Për protestën e sotme janë bllokuar disa akse rrugore që lidhen me bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.