Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditën e djeshme në faqen e Bashkësisë Islame, dega Prizren teksa janë publikuar disa fotografi me përmbajtje +18.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të hakerimit të faqes së Facebook-ut sipas Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Andaj, si rrjedhojë, publikimet e bëra gjatë këtyre ditëve, nuk përbëjnë qëndrimet zyrtare të Këshillit”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.