Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti me një person tjetër në Elbasan.

Mësohet se i riu është qëlluar me kaçavidë nga 22-vjeçari me inicialet K. S., i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Autori i ngjarjes akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.  Policia bën me dije se dy të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta.