Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me eksploziv i mbrëmjes së djeshme në mobilerinë në Fushë-Krujë.D

Dëmet janë të konsiderueshme, por fatmirësisht për bizneset ngjitur me mobilerinë kanë qenë të vogla.

Godina ishte marrë me qira nga D. Çangu nga Larushku, i cili është vëllai i dhëndrit të pronarit të ndërtesës, B. Caraci.

Ndërsa lënda eksplozive është vënë pas objektit, me qëllim që autorët të shmangnin kamerat e sigurisë. Sa i përket, të dyshuarve për shpërthimin, policia nuk ka ende një njoftim zyrtar.