Këto janë pamjet e shpërthimit të sasisë së tritolit në zyrat e OSHEE-së në Bushat të bashkisë së Vaut të Dejës.

Më poshtë mund të shikoni momentin kur ndodh shpërthimi në pjesën e pasme të një makine të parkuar në oborrin e zyrave, mjet që është në pronësi të OSHEE-së.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

“Rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSH EE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”