Një 40 vjeçare nga qyteti i Pogradecit ka tentuar të vetëmbytet në liqenin e Pogradecit, por fatmirësisht është shpëtuar nga qytetarët e pranishëm që po kalonin në ato momente.
Mësohet se pak kohë më parë ajo është divorcuar me bashkëshortin me të cilin kishte edhe një fëmijë, të cilin gjykata e Pogradecit ja ka lënë në kujdestari bashkëjetuesit të saj, i cili nga ana tjetër kishte edhe dy fëmijë nga martesa e parë.
Fakti që gjykata i la fëmijën bashkëshortit ka shkaktuar një tronditje të thellë psikologjike tek 40 – vjeçarja e cila ditën e sotme ka vendosur ti japë fund jetës së saj.
Nga ana e policisë bëhet me dije se S.K. punon në sektorin e pastrimit pranë bashkisë së Pogradecit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxorr nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





