Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3, prej ditës së sotme deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të tij.
ARRSH njofton se “Do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut: Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”. Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës”.
ARRSH ka marrë masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.