Një aksident i rëndë ka ndodhur natën e 5 marsit në Motta di Livenza, një zonë në provincën e Trevizos.
Dy adoleshente, një prej të cilave shqiptare, humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Viktimat janë Eralda Spahillari, 19 vjeçe dhe Barbara Brotto, 17 vjeçe. Në makinë në momentin e ngjarjes ndodheshin edhe dy djem të cilët mbetën të plagosur.
Sipas raportimit të medieve italiane, Eralda do të diplomohej këtë vit për estetiste, ndërsa Barbara frekuentonte liceun artistik.

19-vjeçarja me origjinë shqiptare jetonte në Ponte di Piavo dhe studionte në shkollën Lepido Rocco. Ajo ëndërronte që të hapte një qendër bukurie.
Sipas mediave italiane, ajo ishte e fejuar sipas traditave shqiptare me një prej djemve që ndodheshin në makinë, i cili për momentin është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, Barba ishte vetëm 17 vjeç dhe ndiqte liceun artistik.

Paraprakisht, autoritetet dyshojnë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë ku ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me një pemë.






