Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Arrestimi i tij erdhi si pasojë se ditën e djeshme 38-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.”, tha policia.





