Me firmë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Ardian Çipa nga drejtor i policisë Elbasan shkon drejtor qarku në Policinë Gjirokastër.
Ndërkohë në krye të policisë së Elbasanit u emërua zëvendësdrejtori Ilir Proda.
Po ashtu Dhimitër Ziu u shkarkua nga drejtor i policisë Dibër dhe u zëvendësua me Lorenc Shehun.
Bledar Çeliku pas dorëzimit të detyrës në Gjirokastër u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.