Mbrëmjen e sotme të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Laç, ku mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur te Lugina e Patokut, një zonë turistike, pas një konflikt të armatosur mes dy personave.

Bëhet me dije se 45-vjeçari i plagosur me çifte është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.