Një market në Kamëz në rrugën “Demokracia” ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit si pasojë e një lënde plasëse.
Marketit që i është vendosur lënda plasëse është në pronësi të shtetasit A.Q.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ku është është dëmtuar vetrata anësore e marketit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
“Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q. Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”, njofton policia.





