SPAK ka kërkuar 32 vjet burgim në total për 2 ta pandehurit, Ilir Selmani dhe Elvis Gaçaj, të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko.
25 vjet burg u kërkua për Selmanin, i cili akuzohet nga SPAK për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe 7 vjet për Elvis Gaçajn, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje në disa raste dhe largim nga vendi i qëndrimit.
Më herët për vrasjen e ish-policit Malko është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta si person që kishte mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Malkos duke njoftuar edhe autorët për të kryer ekzekutimin.
Ish-punonjësi i policisë, Santiago Malko, mik i Ervis Martinajt, u vra në makinën e tij mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë.