Trupi i pajetë i gruas, që mbeti viktimë në aksidentin e ndodhur vetëm pak minuta më parë tek mbikalimi i Saukut, vijon të mbetet në rrugë.

FOTO/ Aksidenti i rëndë te mbikalimi i Saukut, ndërron jetë

Mësohet se viktima ka dalë nga xhami i makinës së aksidentuar.

Nga raportimet e para bëhet me dije se dhe një grua tjetër është në gjendje të rëndë dhe nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se automjeti tip “Audi” po vinte me shpejtësi shumë të madhe nga zona e Farkës, kur ka çarë rrethimin e rrugës dhe ka fluturuar disa metra poshtë, duke aksidentuar edhe një automjet tjetër.