Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Laç. Rreth 03:20 një sasi tritoli që ishte vendosur në banesën e Skënder Likës në fshatin Sanxhak në Laç ka shpërthyer.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta në banesë, por edhe në banesat përreth.

Skënder Lika është babai i autorit te vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit.

Po kështu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Njëkohësisht pronari i banesës është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.