Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit. Por me kalimin e orëve do të ketë shtim dhe zhvillim të vranësirave në të gjithë Shqipërinë, ku pritet që të ketë reshje shiu si fillim në zonat veriperëndimore dhe më pas do të përfshihet i gjithë vendi nga reshjet e shiut.

Parashikohet që herë pas here të ketë edhe rrebeshe shiu të shoqëruara me mini-stuhi ere. Reshjet në vend do të mbeten prezente deri në orët e vonë të natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.