Tre të rinjtë që shihni në foto janë 3 viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në rrethrrotullimin e Saukut.

Në automjetin ‘Audi Q8’ udhëtonin Klevis Ruçaj, që ishte shoferi dhe dy vajzat, Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, ndërsa të tre humbën fatkeqësisht jetën.

Po ashtu në aksident u plagosën 2 persona të tjerë që udhëtonin në mjetin ‘Honda’ që i ra sipër “Audi”.