Një servis në Vorë është përfshirë ditën e sotme nga flakët.

Policia bën me dije se dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, duke shkaktuar dhe djegien në pjesën e përparme të tij.

Vorë/Informacion paraprak

Me datë 10.03.2023, në Vorë, në një servis, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit