Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Bëhet me dije se nga të shtënat ka mbetur i vdekur një person dhe është plagosur një tjetër.
Ende nuk bëhen të ditura arsyet që kanë çuar në këtë ngjarje dhe kush është përfshirë në të.
Pritet që më pas të dalin të dhëna nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë.





