Fation Murati është pronar i lokalit në të cilin ka ndodhur sulmi me armë këtë mbrëmje ne Don Bosco, ku tre persona mbetën të plagosur dhe një punonjëse e lokalit viktimë.  Sipas të dhënave të para, autorët janë larguar me një automjet, ndërsa emrat e personave të plagosur nuk bëhen ende të ditur.

Ndërkohë mësohet se njëri prej të plagosurve është i ati i Fationit, Halit Murati.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj, ndërkohë që ende asnjë nga autorët e sulmit nuk është identifikuar.

Pronari i lokalit është një emër i njohur  për drejtësinë. Ai është marrë në pyetje lidhur me atentatin me 3 viktima në masakrën e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Gjithashtu pak kohë më parë ai u shoqërua në polici, ndërsa udhëtonte në një makine me Indrit Doklen.