Fqinja e Mimoza Pajës ka treguar momentet kur ajo ka kontaktuar me vajzën e vogël 10-vjeçare, e cila mbeti e plagosur nga ngjarja në zonën e Don Boskos.
Për mediat, gruaja u shpreh se 58-vjeçarja që mbeti viktimë e atentatit jetonte në kushte të vështira.
“Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë në shtëpi, ke frikë të punosh në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme”, tha gruaja.
“Jetonte në kushte të vështira ekonomike me qira, edhe burri i ka vdekur dhe ka pasur hallet e veta si gjithë të tjerët. Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur dhe më tha mami ka ndodhur një vrasje. Kur dola jashtë, thanë “kështu kështu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra.
Ambulanca erdhi shpejt. Erdhi 10-vjeçarja, më tha mua “o teta Bardha më kanë vrarë, po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e mori”, tregon fqinja.





