Pak minuta më parë një aksident i rëndë raportohet në Rrugën e Arbërit.
Policia bën me dije se një 46- vjeçar me iniciale D.U., banues në Durrës duke drejtuar mjetin është përplasur me makinën e qytetatit F. Gj, 28 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin: – D. U., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Arbrit, është përplasur me automjetin ne drejtues shtetasin F. Gj., 28 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.





