Eksperti i IT-së, Gent Progni, prej disa kohësh ka denoncuar skandalet që po ndodhin me të dhënat personale në vendin tonë.
Progni pak kohë më parë depozitoi në SPAK fakte se çfarë po ndodh me AKSHIN dhe se si të dhënat personale të qytetarëve po keqmenaxhohen.
Por mesa duket prokuroria në vend të nisë hetimet ndaj fakteve dhe asaj që po ndodh me institucionet, ka thirrur në prokurori ekspertin Progni, për të mësuar se si i gjen faktet.
Në postimin e rradhës Progni ka bërë një tjetër reagim, ku tregon se si zyrtarët e AKSHIt po shpërdorojnë taksat e qytetarëve.

Postimi:
Tani me thoni ju ca te pres une nga kjo Prokurori kur i fle dosja ne sirtar per AKSHIN – PATRONAZHISTIN me zero lek nata dhe Zysha Linda fle ne hotel me 5 yje rooftop ne samite dhe konferenca ne Izrael …





