Një këmbësor ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Peshkopi.
Sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku përveç dëmeve materiale i lënduar mbeti edhe një person.
I plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat.
Dibër/ Informacion paraprak
Rreth orës 17.35, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Bolonjës”, qyteti i Peshkopisë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K ., është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Xh. Zh.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale si dhe është lënduar lehtë shtetasi N.N,(këmbësor), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





