Me të mbyllur ndeshjet e javës së 26-të vëmendjen e marri kombëtarja, e cila më 27 mars do të luajë në Varshavë ndaj Polonisë ndeshjen e parë kualifikuese të Euro2024-s.
Për këtë arsye kampionatet janë ndalur dhe mes tyre edhe ai shqiptar. Duke pasur disa ditë më shumë në dizpozicion, Teuta u ka dhuruar lojatëve 2 ditë pushime menjëherë pas sfidës me Egnatian.
Lojtarët do të rikthehen ditën e nesërme në stërvitje nën urdhrat e Edi Martinit. Lajm i mirë mirë për këtë të fundit është rikthimi i Ledio Beqajt që ka shlyer pezullimin. Gjithashtu rikthehet edhe Jurgen Goxhaj, i cili është rukuperuar dhe tashmë do të jetë gati ndaj Partizanit në kaudër të javës së 27-të.
Kujtojmë se aktualisht Teuta renditet në vendin e shtatë me 34 pikë pas 26 javësh të luajtura deri më tani.