Edicioni i 23-të i Panairit këtë vit u zhvillua online por edhe përmes aktiviteteve në terren organizuar nga shtëpitë botuese.
E diela, dita e fundit e Panairit kulmoi me ceremoninë e ndarjes së çmimit.
I ndjeri Fatos Baxhaku u nderua pas vdekjes si autori më i mirë për librin “Në emër të Noes”
Çmimi “Përkthyesi më i mirë” ju akordua Agim Doksanit i cili solli në shqip veprën e Elena Ferrantes “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve”.
Ambasada Franceze i dhuroi Primo Shllakut çmimin e parë të jetës për “Përkthimin më të mirë nga frëngjishtja”
Libri “Ne tani lexojmë vetë” e bëri shkrimtaren Adelina Mamaqi fitues të çmimit “Letërsia më e mirë për fëmijë”.
Jamarbër Hoxha rrëmbeu çmimin “Lexuesi i bibliotekës”.