Këshilli i Ministrave shkarkoi këtë të premte nga detyra, kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla, i arrestuar javën e shkuar për abuzime me tenderat.
Në vendimin zyrtar të qeverisë thuhet se shkarkimi vjen “për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla.”
Lefter Alla dhe 12 persona të tjerë, pjesa më e madhe vartës të tij u arrestuan me urdhër të SPAK për abuzim me një tender me vlerë 3.2 miliardë lekë.