Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas sulmit me armë në Top Channel ku nga breshëritë e kallashnikovit mbeti i vrarë aksidentalisht roja Pal Kola.
Në një reagim në rrjete sociale ambasada nxitë agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
Reagimi:
Ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë.