Kryeminsitri i Shqiprisë Edi Rama, në një lidhje me emisionin “Top Story” ka komentuar ngjarjen e rëndë kriminale të ditës së sotme, ku u qëllua 25 herë mbi televizionin Top Channel ku mbeti i vrarë edhe roja Pal Kola.

I pyetur në studio nëse klasa politike mban përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndë, a ka ndikuar retorika politike e këtyre viteve që t’i japë zemër krimit të bëjë një akt të till, Rama tha se nuk ka lidhje as me frustrim popullor dhe as me retorikën politike.

Rama: Kjo ngjarje ka një mënyrë dhe shfaqe të agresivitetit që i bën shumë të zhurmshme.

Pyetje: A duhet të mbajë një lloj përgjegjësia gjithë klasa politike, edhe ju, kur në momente të caktuara i jeni drjtuar me një gjuhë agresive? A meriton klasa politike t’i drejtohet mediave si kazan, që mund të japë dhe sinjale për njerëz të papërgjegjshëm?

Rama: Unë nuk jam klasa politike, dhe nuk flas në emër të klasës, as nuk marrr përsipër mëkatet e klasës nëse ndodh ky episod, sepse flasim për pjesën time dhe çfarë më takon mua të përgjigjem. Fjalën kazan për herë të fundit e kam përdorur kur nuk kisha fituar dhe dy zgjedhje të tjera më pas. Ka qenë një adresim nga të cilat kam hequr dorë, jo sepse kam thënë gjëra të tepruara, por duke qenë se janë perceptuar si të tilla kam hequr dorë, dhe i jam dorëzuar faktit që media në Sqhipëri është një xhungël, që siç ka pjesë të bukura, ka dhe pjesë të neveritshme. Nuk besoj se kjo goditje vjen nga frustrimi popullor, apo nga klasa politike.